Site icon Telegrafi

Hoti: Sulmi ndaj infermierëve në Prizren, akt i shëmtuar

Foto: Arkiv

Kryeministri  i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me rastin e të shunës në mbrëmje, kur në Spitalin e Prizrenit disa persona kanë sulmuar stafin mjekësor.

Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Ngjarja e mbrëmshme në Urgjencën e Spitalit të Prizrenit, ku familjarët kanë sulmuar fizikisht infermierët në detyrë është gjest i shëmtuar ndaj atyre që punojnë për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e qytetarëve, përfshirë edhe të atyre që i kanë sulmuar”.

“Mjekët, infermierët dhe tërë personeli mjekësor e mbështetës, gjatë këtyre muajve sa po përballemi me pandeminë Covid-19, kanë dëshmuar përkushtim të lartë që duhet vlerësuar, e jo sulmuar. Sulmet ndaj heronjve të kohës janë të turpshme dhe të pa pranueshme”, ka shkruar Hoti, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Sulmohet personeli mjekësor në Prizren, arrestohet një person

“E dënoj këtë sulm dhe çdo sjellje të pa dinjitetshme, e cila rrezikon integritetin fizik të personelit mjekësor. I ftoj organet e rendit që të vihen në mbrojtje të mantelbardhëve, ndërsa organet e drejtësisë që ta kryejnë detyrën e tyre shpejt”, ka thënë Hoti. /Telegrafi/

Exit mobile version