Site icon Telegrafi

Hoti: Sot në mbledhjen e Kryesisë u shkel një praktikë e kahershme demokratike

Shefi i Grupit parlamentar  i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti tha të mërkurën pas mbledhjes së Kryesisë se nuk kanë arritur të bien dakord për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme.

Ai tha se me vënien në votim në Kryesi lidhur me mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme është shkelur një praktikë e kahershme demokratike, raporton Telegrafi.

Hoti tha se do të shqyrtojnë të gjitha mundësitë ligjore dhe kushtetuese lidhur me këtë çështje, pasi sipas tij, mbajtja e seancës së jashtëzakonshme nuk duhet të varet nga votat në Kryesi, por nga nënshkrimet e 40 deputetëve. /Telegrafi/

Exit mobile version