Telegrafi

Hoti sot në interpelancë lidhur me shfuqizimin e Task-Forcës antikorrupsion

Foto: Arkiv

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë, ndërsa në rendi dite është interpelanca ndaj kryeministrit Avdullah Hoti.

Thirrja për interpelancën e Hotit është bërë me kërkesë të tetë deputetëve të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me shfuqizimin e Task-Forcës antikorrupsion në Policinë e Kosovës.

Interpelanca do të mbahet sot në orën 15:00. /Telegrafi/