Site icon Telegrafi

Hoti: Sot në Bruksel fillon draftimin i marrëveshjes për njohje reciproke

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka ripërsëritur se me Serbinë nuk ka dialog teknik.

Hoti ka thënë se Kosova ka nisur dialogun për njohje reciproke, teksa ka shtuar se sot në Bruksel fillon draftimi i kësaj marrëveshje, transmeton Telegrafi.

“Dialogu nuk ka alternativë. Por, dialogu teknik ka përfunduar. Tani Kosova ka nisur dialogun për njohje reciproke, dhe sot në Bruksel fillon draftimi i kësaj marrëveshje. Qasja refuzuese ndaj dialogut dhe ndaj miqve tanë në të kaluarën e afërt na ka izoluar. Shtëpia nuk mbahet pa miq”, ka thënë Hoti në një postim në Facebook.

Hoti ka thënë se është duke koordinuar agjendën shtetërorë të Kosovës me partnerët e koalicionit dhe me opozitën.

“Kosova ka një Kryeministër që po i ushtron autorizimet kushtetuese pa lejuar asnjë ndërhyrje në ato autorizime, por duke e koordinuar agjendën e shtetërore të Kosovës me bartësit e institucioneve, me partnerët e koalicionit dhe me opozitën, si dhe duke e mbajtur plotësisht të informuar publikun e gjerë”, përfundon shkrimi i kryeministrit./Telegrafi/

Exit mobile version