Telegrafi

Hoti: Sot është ditë fatkeqe për Kosovën

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka theksuar se kjo është një ditë fatkeqe për vendin.

Ai në hollin e Kuvendit, ka thënë para mediave se legjislativi i vendit nuk po konstituohet për shkak të pazareve të ulëta.

“Ditë fatkeqe për vendin me pazare të ulëta dhe me kontrabandim. Kemi një koalicion me dakordimin e Beogradit”, ka theksuar Hoti.

Sipas tij, koalicionit PANA nuk ju dihet se kur do ta vazhdojnë seancën konstituive, dhe se marrëveshjet politike dhe pazaret po bëhen në mënyrë të ulët. /Telegrafi/