Telegrafi

Hoti: S’ka logjikë kërkesa e PAN-it për votim në pako të kryetarit dhe kryeministrit  

Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti pas mbledhjes së shefave të grupeve parlamentare me kryesuesin Adem Mikullovci tha se nuk ka logjikë kërkesa e PAN-it për votim në pako të kryetarit të Kuvendit dhe kryeministrit.

Hoti tha se koalicioni PAN nuk e ka shumicën e nevojshme për të themeluar institucionet prandaj, sipas tij, po zgjat qëllimshëm mbajtjen e seancës.

Ai tha se e respektojnë të drejtën e PAN-it ta paraqesin kandidatin për kryeparlamentar, por sipas tij, PAN qëllimshëm po prolongon mbajtjen e seancës pasi nuk i ka numrat.

Hoti tha se pret thirrjen e kryesuesit për vazhdimin e seancës. Ai tha se nuk ka datë se kur do të mbahet vazhdimi i seancës. /Telegrafi/