Site icon Telegrafi

Hoti: Shumica e nënshkruesve të mocionit, shkaktarë të problemeve në vend

Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka reaguar lidhur me mocionin e opozitës për rrëzimin e Qeverisë.

Hoti shkruan se shumica e nënshkruesve janë shkaktar të problemeve të përmendur në mocion.

Lexoni të plotë reagimin e Hotit:

“I lexova me kujdes pikat e mocionit të nënshkruar nga opozita dhe disa deputetë të PDK-së. Me përjashtim të deputeteve të Vetëvendosjes, të gjithë të nënshkruarit e tjerë janë shkaktarë të problemeve të përmendura në mocion.

Nuk e kuptoj se ku është etika e një veprimi të tillë politik. Si mund të kritikohet ligji i Trepçës?

Ju siguroj se mocionet e tilla nuk do të mund të ndalin politikat antikorruptive të vendosura tanimë në mënyrë sistematike nga Qeveria Mustafa”, shkruan Hoti në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version