Site icon Telegrafi

Hoti: Shuarja e Task-forcës nuk do të ndikojë në liberalizimin e vizave, kjo është spekulim i njerëzve që janë kundër këtyre vendimeve

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se shuarja e Task-forcës antikorrupsion nuk do të ndikojë në ngadalësimin e procesit të liberalizimit të vizave.

Sipas tij, kjo do të përshpejtojë rrugën drejt heqjes së vizave për Kosovën.

“Se kjo do të ndikojë në çështjen e vizave është spekulim i njerëzve që janë kundër këtyre vendimeve, nuk ka asnjë lidhje me çështjen e liberalizimit të vizave. Përkundrazi, kanë me qu drejt hapjes së rrugës që të shkojmë më shpejt drejt liberalizimit të vizave”, ka thënë Hoti.

Ai ka shtuar se Task-forca do të vazhdojë punën e vet me gjitha çështjet që i ka pas në shqyrtim.

“Do të bëhet organogrami i ri policisë i cili do të jetë i mbikëqyrur nga partnerët ndërkombëtarë, dhe do të ketë bashkëpunim të ngushtë mes Policisë me Prokurorinë Speciale”, tha Hoti.

Kryeministri theksoi se do tu shkojnë çështjeve deri në fund. /Telegrafi/

Exit mobile version