Telegrafi

Hoti: Shteti nuk është lojë, duhet t’i respektojmë vendimet e institucioneve të pavarura

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka bërë apel që partitë politike të përmbahen nga siç thotë fyerjeve ndaj institucioneve të pavarura.

Hoti përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se nuk i takon politikës të vendos se a kanë apo jo të drejtë institucionet në vendimet që marrin.

Sipas tij, partitë politike e kanë për obligim të respektojnë vendimet e institucioneve të pavarura.

“Përmbahuni nga fyerjet ndaj institucioneve të pavarura. Nuk i takon politikës të vendos se a kanë apo jo të drejtë ato institucione në vendimet që marrin. Ne kemi për obligim të respektojmë vendimet e tyre”, ka shkruar Hoti.

Tutje Hoti ka thënë se shteti nuk është lojë.

“Ne, po ashtu, mundemi që nesër të krijojmë bazën ligjore dhe Kushtetuese, në Kuvendin e Republikës, për të avancuar vendimmarrjen e këtyre institucioneve sipas standardeve më të larta evropiane. Por, sot dhe çdo herë, u nënshtrohemi vendimeve të tyre. Ndryshe nuk ndërtohet shteti. Shteti nuk është lojë”, ka shkruar ndër të tjera kryeministri në detyrë, Hoti. /Telegrafi/