Site icon Telegrafi

Hoti shpreh ngushëllime për vdekjen e ushtarit amerikan, Alexander Klass

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i ka shprehur ngushëllime, Komandantit të Forcave të NATO-së në Kosovë, KFOR, Gjeneral Major Michele Risi, për humbjen e jetës së ushtarit, Alexander Klass.

Hoti ka thënë se humbja e ushtarit, Alexander Klass i ka lënduar të gjithë.

“Në këto momente të vështira për familjen, ushtrinë amerikane dhe forcat e KFOR-it, u qëndroj pranë, duke ju shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta për këtë humbje që na ka lënduar të gjithëve”, ka shkruar Hoti në Facebook, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Humb jetën një ushtar amerikan në Kosovë

Ndryshe, departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi të hënën mbrëma se një pjesëtar i forcave amerikane që shërbente në kuadër të trupave paqeruajtëse në Kosovë ka humbur jetën.

Sipas njoftimit, ushtari Alexander Blake Klass, 20 vjeçar nga Willamina e Oregonit, ka humbur jetën në një incident që nuk kishte të bënte me veprim të armatosur më 4 korrik, në kampin në Novosellë në Kosovë. /Telegrafi/

Exit mobile version