Kandidati për kryeminisitër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti gjatë ditës së sotme ka vizituar qytetin e Mitrovcës, njofton Klan Kosova.
Me këtë rast ai ka shkuar deri në gjysmë të Urës së Ibrit nga ku ka premtuar se “si kryeministër do ta vizitojë pjesën veriore të Mitrovicës”.
Hoti bashkë me dy djemtë e tij ka parë nga afër edhe punimet në Stadiumin e këtij qytetit ku ka premtuar investime të mëdha në fushën e sportit nëse bëhet kryeministër.