Site icon Telegrafi

Në vend të Qalajt, Hoti emëroi Samedin Mehmetin, ushtrues detyre i PK-së

Zyra e kryeministrit të Kosovës, bën të ditur se kryeministri Avdullah Hoti shkarkoi sot nga detyra, drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalajn.

“Në përputhje me kompetencat ligjore dhe bazuar në raportin e performancës për drejtorin e Policisë së Kosovës, sot Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka liruar nga detyra Rashit Qalaj, nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës”, njofton kryeministria.

Lexo po ashtu Shkarkohet drejtori i Policisë, Rashit Qalaj

Tutje, theksohet se në përputhje me Ligjin për Policinë, Kryeministri Hoti ka emëruar Samedin Mehmeti, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës”.

Nuk janë dhënë arsyet e shkarkimit të Qalajt.

Qalaj ishte emëruar në krye të Policisë së Kosovë më 28 gusht të vitit 2018.

Emërimi i tij kishte ardhur pas kalimit të ish drejtor i Policisë Shpend Maxhuni si drejtor i Agjencisë për Inteligjencë të Kosovës./Telegrafi/

Exit mobile version