Site icon Telegrafi

Hoti: Shkarkimi i ministrit Lekaj mund të jetë i mjaftueshëm si kërkim falje ndaj një vendi mik si Zvicra

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se është i pa precedent rasti që një ministër i Qeverisë së Kosovës kërkon largimin e një ambasadori.

Hoti në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se me paratë që Zvicra shpenzon në Kosovë, përfshihen taksat e 200 mijë qytetarëve të Kosovës që jetojnë atje.

Sipas tij shkarkimi i ministrit Lekaj është i mjaftueshëm si kërkim falje ndaj një vendi mik si Zvicra.

“Është i pa precedent rasti që një ministër i Qeverisë së Kosovës kërkon largimin e një ambasadori. Dhe atë të Zvicrës, ku janë mbi 200 mijë qytetarë të Kosovës. Në paratë që Zvicra shpenzon në Kosovë përfshihen edhe taksat e këtyre 200 mijë qytetarëve të Kosovës që i paguajnë në Zvicër. Prandaj, është më se legjitime të kërkohet llogari dhe shpenzim adekuat nga ana e Ambasadorit.
Vetëm shkarkimi këtij ministri mund të jetë i mjaftueshëm si kërkim falje ndaj një vendi mik si Zvicra”, ka shkruar Hoti.

Lexo po ashtu Ambasadori britanik i del në mbrojtje atij zviceran

Ndryshe ndaj deklaratës së ministrit Lekaj ka pasur edhe reagime të tjera. Ndër reagimet e ndryshme ishte edhe reagimi i ambasadorit britanik Ruari O’Conell, në një postim në Facebook.

O’Connell i ka dalë në përkrahje ambasadorit zviceran. Sipas tij është koha që vetë populli i Kosovës të veprojë kundër korrupsionit dhe krimit.

Kujtojmë se ministri Pal Lekaj kishte deklaruar në T7 se ” Sikur t’isha ai që marrë vendime, sot ia kisha qu letrën e largimit”./Telegrafi/.

Exit mobile version