Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë të shtunën në Gjakovë se rinia kosovare përbën shumicën e popullatës, por ajo fatkeqësisht nuk është e përfaqësuar sa duhet në vendimmarrje.
“Të gjithë të rinjtë e Kosovës, në këtë listë kandidatësh për deputetë dhe në ekipin e qeverisjes që unë do ta drejtoj, do të gjejnë përfaqësimin më të dinjitetshëm dhe më efikas për interesat e tyre”, ka thënë Hoti.
Këto komente ai i ka bërë gjatë një vizite që ka zhvilluar në Qendrën kreative “Bonevet’ ku u është takuar me drejtuesin e qendrës, Arbër Lleshi. Në këtë vizitë Hoti shoqërohej nga kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila. /Telegrafi/