Kosova ka nevojë për kursimin e parasë publike dhe se duhet të ndërmerren reforma në administratë.
Kështu ka thënë kryeministri Avdullah Hoti në tryezën e diskutimit me organizatat e shoqërisë civile, me temën “Reforma e Administratës Publike: Shtytja e saj përpara”.
Ai ka nënvizuar faktin se Kosova është në proces të ndërmarrjes së veprimeve konkrete sa i përket reformës administrative që duhet të ndodhë.
“Kosova ka nevojë të rrisë efikasitetin institucional, për kursim të parasë publike, ulje të shpenzimeve, ulje të kostos së qytetarëve e bizneseve dhe rritje ekonomike, prandaj reforma në administratë publike është e domosdoshme”, ka shkruar Hoti në Facebook. /Telegrafi/