Site icon Telegrafi

Hoti raporton në Kuvend për 100 ditëshin e Qeverisë

Foto: Arkiv

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot do të raportojë në Kuvend për 100 ditëshin e qeverisjes së tij.

Me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje, Hoti do të raportojë para ligjvënësve nga përballja me pandeminë COVID-19, gjendjen sociale dhe ekonomike të qytetarëve të vendit dhe bizneseve, dialogu me Serbinë dhe subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Kuvendi i Kosovës  ku do të raportojë kryeministri do të nisë në ora 11:00.

Exit mobile version