Site icon Telegrafi

Hoti, Qeverisë Kurti: Dikur rrotullonit kamionët, ndërsa në 2021 rritje prej 76 për qind të importit të mallrave nga Serbia  

Deputet i Kuvendit të Kosovës nga LDK-ja, Avdullah Hoti

Ish kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, aktualisht deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka kritikuar  Qeverinë Kurti, pasi sipas tyre dikur i rrotullonin kamionët që importonin mallra nga Serbia e në vitin 2021 Serbia kthehet në vendin e parë me mallra në Kosovë, me rritje prej 76 për qind.

Hoti në një postim në Facebook shkruan më 2020, Shqipëria ishte vendi i parë në rajon prej nga Kosova importonte mallra, Maqedonia e Veriut e dyta, ndërsa Serbia e treta, ndërkaq në vitin 2021, trendi ndryshon. Serbia kthehet në vendin e parë, me rritje prej 76%.

“Më 2020, Shqipëria ishte vendi i parë në rajon prej nga Kosova importonte mallra, Maqedonia e Veriut e dyta, ndërsa Serbia e treta.

Në vitin 2021, trendi ndryshon. Serbia kthehet në vendin e parë, me rritje prej 76%.

Një herë e një kohë, disa i rrotullonin kamionët që importonin mallra nga Serbia. Një herë e një kohë, disa zotoheshin për reciprocitet”, shkruan Hoti. /Telegrafi/

Exit mobile version