Site icon Telegrafi

Hoti: Qeveria Haradinaj po krijon situatë të rrezikshme në veri

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka kritikuar qeverinë për gjendjen në veri të vendit.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës duke mos vepruar në mënyrë institucionale, po krijon situatë të rrezikshme në veri.

“Qeveria e Kosovës me mos veprim po kontribuon në krijimin e rrethanave në veri të vendit, të cilat rrethana i dëshirojnë kundërshtarët e shtetit të Kosovës që po angazhohen për copëtim të Kosovës.  Duke mos u marrë në mënyrë institucionale me situatën në veri, Qeveria Haradinaj po krijon situatë të rrezikshme atje në aspektin ligjor dhe kushtetues”, ka shkruar Hoti në facebook.

Hoti ka thënë se tash nuk dihet kush i udhëheq komunat veriore, pas dorheqjeve të kryetarëve serbë.

“Sot nuk dihet se kush udhëheq me ato komuna, kush autorizon shpenzimet publike atje dhe si kryhen shërbimet e përditshme komunale kur nuk ka Kryetar të Komunës”, përfundon postimi i Avdullah Hotit.

Për shkak të vendimit të qeverisë për taksën, katër kryetarët e komunave me shumicë serbe në veri, kishin dhënë dorëheqje. /Telegrafi/

Exit mobile version