Site icon Telegrafi

Hoti: Qeveria e Kosovës e përkushtuar të ndihmoj zhvillimin e biznesit në vend

Ministri i Financave, Avdullah Hoti i shoqëruar nga Drejtori i përgjithshëm i KIESA-s, Besian Mustafa, sot vizitoi Panairin “Gratë në Biznes”, i cili po mbahet në qytetin e Prishtinës.
Gjatë kësaj vizite ai u njoftua nga gratë pjesëmarrëse në këtë panair, për punën e grave të cilat merren me biznes në Kosovë, për vështirësie me të cilat përballen ato për të plasuar prodhimet e tyre jo vetëm në tregun e Kosovës por edhe jashtë vendit.Në një njoftim për media thuhet se ministri Hoti i njoftoi përfaqësuesit e bizneseve pjesëmarrëse në këtë panair për ndryshimet fiskale të cilat janë bërë gjatë vitit të kaluar si dhe për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të ju ardhur në ndihmë që prodhimet vendore të kenë një trajtim të veçantë jo vetëm në Kosovë por edhe në tregun e jashtëm.

Ministri Hoti i shoqëruar nga drejtori i ATK-së Sakip Imeri sot vizitoi edhe Komunën e Ferizajt ku u takua me kryetarin e kësaj komune Muharrem Sfarqa ku edhe u njoftua nga Kryetari Sfarqa për zhvillimet ekonomike, të arriturat në inkasimin e borxheve të akumuluara vite më parë si dhe për projektet zhvillimore dhe financiare të kësaj komune. Me këtë rast Ministri Hoti tha se Komuna e Ferizajt është shembull për të mirë edhe për komunat tjera në Kosovë se si duhet të përkrahet biznesi nga udhëheqësit komunalë dhe po ashtu ai shprehi përkrahjen e tij për kryetarin Sfarqa për realizimin e projekteve kapitale të kësaj komune të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në jetën e qytetarëve në këtë Komunë.

Gjatë qëndrimit të ministrit Hoti në Ferizaj së bashku me Kryetarin e kësaj Komune Muharrem Sfarqa dhe drejtorin e ATK-së Sakip Imeri vizituan edhe disa kompani ku u njoftuan nga afër për prodhimet e tyre, tregun e punës së tyre si dhe plasimin e prodhimeve të tyre jashtë Kosovës. Me këtë rast ministri Hoti edhe njëherë shprehu përkrahjen e Qeverisë së Kosovës dhe përkushtimin e saj që të krijojë kushte sa më të mira për bizneset në vend si mjeti më i mirë për zhvillimin ekonomik të Kosovë.

Po ashtu Ministri Avdullah Hoti i shoqëruar nga drejtori i ATK-së Sakip Imeri sot vizituan edhe Regjionin e ATK-së Ferizaj ku u pritën nga menaxheri i këtij regjioni Avdi Jakupi nga i cili edhe u njoftuan për zhvillimet në ATK në Regjionin i Ferizajt, ku sipas të cilit ATK në Ferizaj po shënon suksese të njëpasnjëshme e sidomos në qasjen e re atë të edukimit të tatimpaguesve për njohjen e legjislacionit tatimorë të Kosovës ku ky edukim po ndikon pozitivisht edhe në të hyrat tatimore. Gjithashtu ministri Hoti kërkoi nga të pranishmit që të punohet edhe në fushën e fiskalizimit si mjeti më i mirë për të luftuar ekonominë joformale në Kosovë.

Exit mobile version