Telegrafi

Hoti: Qeveria i dëmshpërbleu me 8.5 milionë euro kompanitë, asnjë cent arsimtarëve, policëve, ushtarëve, pensionistëve

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj Qeverisë për raportin e buxhetit të vitit 2023.

Ai ka thënë se kompanitë që kanë pasur kontrata me shtetin janë dëmshpërblyer me 8.5 mil euro për shkak të inflacionit.

Më tutje, ish-ministri i Financave ka shtuar se janë neglizhuar mijëra njereëz nga kategori të ndryshme – përkundër përballjes me inflacionin.

“Por kjo nuk ka ndodhur për mijëra arsimtarë, mjekë, policëve, shërbyes civil, ushtarë, pensionisë, familje në asistencë, veteranë të luftës e kategori të tjera. Për të gjitha këto kategori, të ardhurat reale janë ulur për shkak të inflacionit”.

“Pavarësisht rritjes së të hyrave buxhetore që vinte nga rritja e çmimeve, dhe rezolutave të opozitës, qeveria i ka injoruar këto kategori”, ka shkruar Hoti.