Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj Qeverisë për raportin e buxhetit të vitit 2023.
Ai ka thënë se kompanitë që kanë pasur kontrata me shtetin janë dëmshpërblyer me 8.5 mil euro për shkak të inflacionit.
Më tutje, ish-ministri i Financave ka shtuar se janë neglizhuar mijëra njereëz nga kategori të ndryshme – përkundër përballjes me inflacionin.
“Por kjo nuk ka ndodhur për mijëra arsimtarë, mjekë, policëve, shërbyes civil, ushtarë, pensionisë, familje në asistencë, veteranë të luftës e kategori të tjera. Për të gjitha këto kategori, të ardhurat reale janë ulur për shkak të inflacionit”.
“Pavarësisht rritjes së të hyrave buxhetore që vinte nga rritja e çmimeve, dhe rezolutave të opozitës, qeveria i ka injoruar këto kategori”, ka shkruar Hoti.