Telegrafi

Hoti: Qeveri me premtime të mëdha, por që nuk ka bërë asgjë

Kuvendi i Kosovës po vazhdon me pikën e dytë të rendit të ditës, raportimi i kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj për 100 ditëshin e Qeverisë.

Kjo kërkesë është bërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ndërsa shefi i Grupit parlamentar  i Lidhjes Demokratike të Kosovës, vdullah Hoti tha se koalicioni qeveritar ka filluar me premtime të mëdha por nuk ka bërë asgjë.

Hoti ka përmendur disa nga vendimet e “gabuara” të Qeverisë siç është shpronësimi i Hades, rritja e pagave, greva në arsim, tentimi për shfuqizim të Gjykatës Speciale, etj.