Propozimi i Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që të ketë president mbarëkombëtar për Shqipërinë dhe Kosovën, nuk i ka pëlqyer shefit të Grupit të deputetëve të LDK-së, Avdullah Hotit.
Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka kundërshtuar propozimin e Ramës, duke thënë se “kjo është mungesë respekti për aspiratat e kosovarëve për shtet të pavarur dhe të integruar në BE dhe NATO”.
Postimi i plotë i Hotit:
“Propozimi i Edi Rames per president mbarekombetar eshte mungese respekti per aspiratat e kosovareve per shtet te pavarur, te integruar ne BE dhe NATO” (sic.), ka shkruar Hoti. /Telegrafi/