Shefi i grupit të LDK-së, Avdullah Hoti ka deklaruar se vendimi për zbatimin e prokurimit elektronik nuk është marrë nga viti 2011 kur ka ekzistuar baza ligjore por ka filluar nga viti 2016, ndërsa, nga një janari i këtij viti është i obliguar çdo institucion ta aplikojë.
Hoti këto komente i bëri pasi nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti tha se prokurimi elektronik nuk është duke funksionuar në Kosovë dhe faji nuk e di ku është.
Ai tha se rekomandimet që ka dhënë auditori duhet të zbatohen nga Qeveria dhe institucionet tjera të involvuara. /Telegrafi/