Me replika e kundër replika ka vazhduar seanca e Kuvendit të Kosovës ku po raporton kryeministri Avdullah Hoti.
Hoti thotë se dialogu do të zhvillohet vetëm sipas Kushtetutës.
“Nuk do të nxirren ligje antikushtetuese. Duhet të mësoheni me këtë gjë”, thotë Hoti, përcjell Telegrafi.
I pari i qeverisë thotë se janë të gatshëm të ulen me opozitën dhe të diskutojnë për pakon e rimëkëmbjes ekonomike dhe t’i përfshijnë të gjitha pikat e tyre në dy leximet e këtij projektligji.
“Nuk ka pasur arsye të shtyhet deri më tani ky Projektligj për shkak se disa deputetë të koalicionit kanë munguar që kanë qenë të prekur me COVID-19 apo kanë qenë në udhëtime. Besoj se të hënën do të përmbyllet kjo çështje”.
Hoti thotë se pavarësisht se ligji do të kalojë të hënën janë të gatshëm në leximet tjera të marrin parasysh të gjitha vërejtjet e parashtruara nga opozita./Telegrafi/