Site icon Telegrafi

Hoti: Me projektbuxhetin e vitit 2021 nuk do të preket sektori publik

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti pas miratimit të draft-buxhetit për vitin 2021, ka thënë se është i kënaqur me punën që është bërë për këtë draft.

Hoti në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, ka thënë se shpenzimet do të jenë më të larta se në vitin e kaluar.

“Shpenzimet janë më të larta sesa kanë qenë në vitin 2019, janë 2.4 miliardë euro në total. Nuk preket sektori publik, do të mirëmbahen të gjitha shpenzimet dhe numri i të punësuarve në sektorin publik. Do të rriten edhe shpenzimet kapitale krahasuar me vitin 2019”, ka thënë Hoti.

Ai ka theksuar se kanë vendosur 182 milionë euro në fondin për Rimëkëmbje, e që sipas Hotit do të rritet prapë me rishikim të buxhetit në qershor të vitit 2021.

Kryeministri shoti se me këtë draft-buxhet do të mund t’i dalin ballë obligimeve buxhetore që do të kenë. /Telegrafi/

Exit mobile version