Site icon Telegrafi

Hoti: Presim që shpejt të punojmë me Qeverinë e re që do të formohet në Shkup, duke nisur nga një mbledhje e përbashkët

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka përgëzuar Maqedoninë e Veriut për përmbylljen me sukses të zgjedhjeve parlamentare.

Hoti përmes një shkrimi në Facebook ka uruar shqiptarët për numrin rekord të deputetëve në Kuvend, transmeton Telegrafi.

“Presim që shpejt të punojmë me Qeverinë e re që do të formohet në Shkup, duke nisur nga një mbledhje e përbashkët për të shqyrtuar thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve tona.
Urime shqiptarëve për numrin rekord të deputetëve në Kuvend”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Exit mobile version