Site icon Telegrafi

Hoti: Po rrumbullakohet infrastruktura sportive gjithandej nëpër Kosovë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, mori pjesë në inaugurimin e dy projekteve të MKRS-së.

Në inaugurimin e shtrimit të fushës ndihmëse dhe barit sintetik, në stadiumin e Klubit të Futbollit “2 Korriku”, projekt në vlerë prej 48 mijë e 386 euro e 90 cent, si dhe në inaugurimin e drenazhimit dhe vendosjes së barit sintetik, në stadiumin e Klubit të Futbollit “Ramiz Sadiku” në kryeqytet, projekt ky në vlerë prej 198 mijë e 549 euro.

Kryeministri Hoti, tha se ngadalë po rrumbullakohet infrastruktura sportive me shumë fusha dhe salla gjithandej nëpër Kosovë, për t’ua bërë të mundur të rinjve dhe të rejave që të zhvillojnë talentet e tyre – thuhet në një komunikatë për shtyp.

“Këtë vit kemi edhe dy projekte të rëndësishme për Prishtinën në veçanti, siç është zgjerimi i Stadiumit ‘Fadil Vokrri’ dhe fushat e tenisit në kompleksin në Taukbahqe, që ndihmojnë jashtëzakonisht shumë për të zhvilluar sportin dhe për të rrit pjesëmarrjen e komunitetit në aktivitete sportive”, tha kryeministri Hoti.

Në këto aktivitete kryeministri Hoti shoqërohej nga ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Exit mobile version