Kryetari i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka theksuar se Platforma e re e dialogut me Serbinë, e miratuar dje në Qeverinë e Kosovës është e varfër në përmbajtjen e saj.
Ai këto komente i bëri në konferencën e rregullt javore të LDK-së.
Sipas tij, Platforma e re nuk definon as temat për diskutim, as parimet dhe as afatet kohore.
Ai gjithashtu shprehu edhe pakënaqësinë lidhur me rolin që i jep kjo platformë Presidentit në procesin e dialogut, dhe se roli në këtë dialog që i atribuohet shefit të shtetit, sipas tij, vjen në mungesë të fuqisë së koalicionit qeverisës për të udhëhequr proceset madhore të vendit.
“LDK-ja do të analizojë në ditët në vijim këtë platformë dhe në konsultim me strukturat e veta dhe Grupin parlamentar do të marrë vendim” ka shtuar Hoti. /Telegrafi/