Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti thotë se Serbia meriton që taksa të jetë shumë më e lartë se tash, mirëpo sipas tij Qeveria taksën po e përdor për diçka tjetër.
“Qeveria po mundohet që taksa të jetë strehimore e dështimeve të tyre. Taksa është bërë çelës për t’i mbuluar këto probleme. Përveç taksës kjo qeveri nuk ka çfarë të prezantojë para qytetarëve”, tha Hoti.
Ai kritik u shpreh edhe ndaj ekipit negociator.
“Gjendja kurrë nuk ka qenë më e paqartë sa i përket dialogut. Sa më shpesh që ekipi po shkon në takim, aq më e paqartë po është gjendja e dialogut”, ka shtuar Hoti.
Ai nuk la pa përmendur edhe gjendjen në veri. Sipas Hotit ende nuk dihet se kush po qeverisë në atë pjesë.
Grevat, sipas tij vetëm sa po thellohen. Fajtor për këtë gjendje e sheh Qeverinë.
“Qeveria të anulojë rritjen e pagave për vete. Zgjidhje tjetër mund të jetë edhe ne të ulemi dhe ta rishkruajmë ligjin e pagave. Greva vetëm po thellohet”, tha ai.
Ka përmendur edhe mos akreditimin e disa programeve të UP-së. Ai tha se do të kërkojnë llogari për këtë gjendje. Po ashtu tha se që 10 muaj KQZ është paralizuar dhe se presidenti ka obligim që të emërojë anëtarët e KQZ-së. /kp/Telegrafi/