Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Shtetin e Vatikanit dhe në Republikën e Italisë.
Hoti të mërkurën do të pritet në takim nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin, në Logjën e parë të Pallatit Apostolik.
Ndërsa, pasditen e së mërkurës në ambientet e Qeverisë Italiane do të zhvillojë një takim me homologun e tij Giuseppe Conte.
Në vizitën e parë zyrtare të kryeministrit Hoti në shtetin e Vatikanit dhe në Republikën e Italisë, ai shoqërohet nga zëvendëskryeministri Diton Selmanaj, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla dhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Teuta Sahatqiu. /Telegrafi/