Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se spektrit politik të Kosovës i ka munguar dialogu i brendshëm.
Hoti në një postim në rrjetin social Facebook pas nisjes së tryezës organizuar nga LDK-ja tha se agjenda shtetërore shtyhet para vetëm me konsensus.
“Tryeza e LDK-së fillon me pjesëmarrje të të gjitha partive politike, parlamentare dhe joparlamentare. Kjo formë e dialogut të brendshme na ka munguar si spektër politik i Kosovës. Agjendën shtetërore e qojmë përpara vetëm me konsensus. Dhe LDK është e gatshme të luaje rolin e vetë në ndërtimin e këtij konsensusi”, shkruan Hoti në Facebook.
Ndryshe, në tryezën e LDK-së po marrin pjesë të gjitha partitë politike. LDK thekson se vendi ka hyrë në krizë institucionale dhe sipas tyre zgjedhjet janë opsioni i vetëm për të dalë nga kriza. /Telegrafi/