Telegrafi

Hoti për dialogun me Serbinë: Marrëveshja finale duhet të përfshijë njohjen reciproke

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë një sqarim rreth qasjes së tij ndaj dialogut, pasi që sipas tij, po thuhen gjëra të pavërteta.

Hoti ka thënë se në dialog me Serbinë kanë hyrë me parime të qarta, transmeton Telegrafi.

“Udhërrëfyes ka qenë dhe mbetet Kushtetuta e Kosovës. Integriteti territorial i Kosovës është i panegociueshëm. Organizimi kushtetues i Kosovës nuk preket. Nuk ka Asociacion me kompetenca ekzekutive. Marrëveshja finale duhet të përfshijë njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve”, ka thënë ai në një shkrim në Facebook.

Më tej, ai ka thënë se këto parime janë mbështetur edhe nga partnerët dhe se nuk do të ketë lëvizje nga këto parime./Telegrafi/