Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka reaguar pas deklaratës së Aleksandar Vuçiq, presidentit të Serbisë, i cili ka thënë se do të ngrisë kapacitetet ushtarake, me pretekst zhvillimet në Kosovë.
Në një postim në Facebook, Hoti ka thënë se deklaratat e tilla nuk i shërbejnë paqes dhe stabilitetit në rajon, e aq më pak arritjes së marrëveshjes përfundimtare dhe njohjes reciproke.
“Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën e saj drejt integrimit në NATO dhe thellimit të bashkëpunimit me partnerët strategjik ndërkombëtarë, SHBA-të dhe vendet mike të BE-së”.
“Deklarata e Presidentit të Serbisë Vuçiq, për ngritjen e kapaciteteve ushtarake, me pretekst zhvillimet në Kosovë, nuk i shërben paqes dhe stabilitetit në rajon, e aq më pak arritjes së marrëveshjes përfundimtare dhe njohjes reciproke”, ka shkruar Hoti.
Vuçiq, të enjten kishte deklaruar se muajt e ardhshëm do hapet debat i gjerë publik për çështjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.