Telegrafi

Hoti: PAN thotë se i ka numrat, ndërkaq nuk vjen në seanca 

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti theksoi se të gjitha seancat e Kuvendit të Kosovës deri tani janë thirrur në mënyrë të  rregullt.

Ai tha se nëse dikush e ka cenuar Kuvendin e Kosovës, është PAN me mospjesëmarrjen e tyre,

Sipas tij, institucionet e vendit duhet të krijohen sa më parë.

Hoti tha se institucionet i krijon shumica parlamentare dhe nëse PAN vazhdimisht trumbeton se i ka numrat sot do të duhej të thërriste për mbajtjen e seancës dhe të krijonte institucionet.

“Ju thoni se i keni numrat e këndej nuk vini në seancë… kjo nuk është e dinjitetshme”, tha ai. /Telegrafi/