Avdullah Hoti nga LDK-AKR-Alternativa kërkoi nga PAN-i të tregojnë datën për seancë dhe të lëvizin përpara në themelimin e institucioneve.
Sipas tij, duhet të caktohet një datë për takim konsultativ dhe të caktohet data për mbajtjen e seancës.
“Ta kemi edhe një përpjekje të fundit për formimin e institucioneve”, tha ai, duke shtuar se në të kundërtën duhet të shihen mundësi tjera për ecjen përpara me krijimin e institucioneve. /Telegrafi/