Ministri i financave Avdullah Hoti, në Zona B të Klan Kosovës, ka folur rreth çështjes së buxhetit të veteranëve të luftës.
“Çështja e buxhetit të vogël për veteranët e luftës 25 milionë euro është çështje bukur e ndjeshme. Me kalimin e kohës është rritur numri veteranëve të luftës dhe besoj që shpejt do të kemi numrin e saktë të veteranëve. Cfarëdo lloj vendimi që do të ndërmarrim do të jetë në bashkëpunim me shoqatat”, tha ai.
Sa i perket lëvizjes së numrit të njerëzve që kanë kryer procesin e që kanë përgjegjësi ligjore, Hoti tha se nuk i takona atij të komentojë.
“Mirëpo mund të them që numri i veteraneve është trefish më i madh sesa që është planifiku fillimisht. Rrjedhimisht 25 milionë nuk mund të mbulojë të gjitha shpenzimet”.
“Ne kemi përmbyllur fazën e reformave fiskale dhe efekti i tyre po shihet tash. Dhe them me shumë kënaqësi që kemi ndërruar modelin ekonomik të zhvillimit të vendit”, tha ai.