Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka theksuar se nuk mund të lejojnë që të rrezikohet partneriteti i Kosovës më partnerët ndërkombëtarë.
Ai këto komente i ka bërë pas takimit të grupit parlamentar të LDK-së me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë.
“LDK si parti institutionaliste nuk e shkatërron për një natë atë që është ndërtuar në 18 vite. Në fokus të takimit ka qenë koordinimi me miqtë ndërkombëtarë, që të mos degradojë gjendja. Rruga e Kosovës, është e qartë, e ajo është rruga e integrimeve euroatlantike dhe ajo nuk lejohet të rrezikohet prej njerëzve të papërgjegjshëm”, ka shtuar Hoti./Telegrafi/