Site icon Telegrafi

Hoti i përgjigjet PDK-së: Për 100 ditë e kthyem Kosovën aty ku e ka vendin

Kryeministri Avdullah Hoti, i është përgjigjur PDK-së e cila e akuzoi se për marrëveshje të dëmshme në Uashington.

Hoti përmes një statusi në Facebook, ka thënë se për 100 ditë e kthyen Kosovën aty ku e ka vendin, në Shtëpinë e Bardhë dhe në Bruksel.

Ai ka thënë se pas një devijimi disa vjeçar, e kanë kthyer Kosovën prapë në rrugën e integrimit euro-atlantik.

Lexo po ashtu PDK: Qeveria Hoti e futi Kosovën në listën e zezë për keqmenaxhimin e pandemisë dhe firmosi bashkëpronësinë e Ujmanit me Serbinë

“Nuk ka me izolim te Kosovës. Për 100 ditë, e kemi kthyer Kosovën aty ku e ka vendin: ne Shtëpinë e Bardhë, në kryeqytetin e BE-së në Bruksel, në selinë e NATO-s, në Paris dhe së shpejti edhe në qendrat e tjera.

Pas një devijimi disa vjeçar, e kemi kthyer Kosovën prapë në rrugën e integrimit euro-atlantik.

E gjithë kjo është arritur pa shpenzuar miliona për lobim, por me përkrahjen e miqve, duke i bindur se kjo Qeveri është serioze karshi zotimeve të veta, me vendimmarrje bazuar në ligje dhe kushtetute, e jo interesa parapolitike”, ka thënë Hoti.

PDK më herët hodhi akuza ndaj Hotit, duke thënë se dështimi në qeverisjen e brendshme u karakterizua me dështimin në politikën e jashtme javën që shkoi, ku delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga Kryeministri Hoti, humbi shansin historik për arritjen e një marrëveshje me njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington./Telegrafi/

Exit mobile version