Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti nuk e ka komentuar deklaratën e presidentit Donald Trump i cili gjatë një tubimi në fushatën elektorale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tha se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq janë përqafuar gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë.
“Nuk i komentoj deklaratat e presidentit amerikan, Donald Trump”, është shprehur shkurt kryeministri Hoti.
Ndryshe, më 4 shtator kryeministri Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq janë takuar në Washington, ku edhe u arrit marrëveshje që ka të bëjë kryesisht me çështje ekonomike.
Ndërkaq, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për herë të dytë në pak ditë e ka përmendur marrëveshjen ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.
Trump tha se krerët e Kosovës dhe Serbisë pas arritjes së marrëveshjes ishin përqafuar në “Zyrën Ovale” /Telegrafi/