Telegrafi

Hoti ngushëllon qeverinë dhe popullin libanez pas shpërthimit në Bejrut

Foto: Arkiv

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka ngushëlluar Qeverinë dhe popullin libanez pas shpërthimit të fuqishëm në Bejrut, ku humbën jetën më shumë se 100 persona.

Hoti në telegramin e ngushëllimit thotë se dhe në Kosovë, si kudo në botë, lajmi tronditës për këtë tragjedi është pritur me dhembje të thellë.

Lexo po ashtu Mbi 2.700 tonelata materie kimike “rrafshuan” Bejrutin, humbën jetën mbi 70 persona dhe mijëra tjerë u lënduan – shpërthimi u dëgjua edhe në Greqi  

“Me rastin e tragjedisë së djeshme në Bejrut të Libanit, ku si pasojë e një shpërthimi kanë humbur jetën dhjetëra qytetarë të këtij vendi, kryeministri Hoti ka dhënë këtë mesazh ngushëllimi:

Në emër të Qeverisë të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Qeverisë dhe popullit të Libanit për shuarjen tragjike të jetës së dhjetëra qytetarëve libanezë, të cilët pësuan nga shpërthimi i djeshëm në Bejrut.

Edhe në Kosovë, si kudo në botë, lajmi tronditës për këtë tragjedi është pritur me dhembje të thellë.

Le të shndërrohet kjo tragjedi në besim dhe vendosmëri për të punuar edhe më fort për një botë paqësore dhe për miqësi mes popujsh e vendesh!

Shpirtërisht dhe në lutje jemi me popullin e Libanit në këto çaste pikëllimi!

Zoti i bekoftë viktimat e kësaj tragjedie dhe familjet e tyre!”, shkruan Hoti. /Telegrafi/