Telegrafi

Hoti: Nëse Haradinaj nuk jep llogari para deputetëve, nuk e votojmë IPA-n

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka deklaruar se deputetët e kësaj partie nuk do të marrin pjesë në ratifikimin e marrëveshjes së IPA, nëse kryeministri i vendit Ramush Haradinaj nuk jep llogari para deputetëve të Kuvendit.

Hoti ia kujtoi Haradinajt se pa opozitën ligjet që kërkojnë 2/3 e votave të deputetëve nuk do të arrijnë të miratohen, nëse sipas tij kryeministri injoron partitë opozitare.

“Nëse ju nuk qëndroni për të dhënë llogari si është formuar qeveria, për pazaret politike, ne nuk do të qëndrojmë për votimin e marrëveshjes IPA që kërkon 2/3 votat e opozitës”, tha Hoti.

“Kryeministri i ka injoruar 59 deputetë të opozitës. Ju ftoj që të silleni në mënyrë konstruktive, nëse jo këto janë pasojat me të cilat do të përballeni”, paralajmëroi ai.