Site icon Telegrafi

Hoti: Në tryezën e thirrur nga LDK-ja, do të përfshihen të gjitha partitë politike

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti duke folur për tryezën e partive politike të thirrur nga LDK-ja, e cila pritet të mbahet të mërkurën e javës së ardhshme, ka theksuar se në këtë tryezë do të përfshihen të gjitha partitë politike në vend.

Këto deklarata Hoti i bëri në konferencën e rregullt javore të LDK-së.

“Kjo gjithëpërfshirje është e domosdoshme, duke pas parasysh krizën institucionale dhe politike që po kalon vendi, humbjen e shumicës parlamentare, mosfunksionimin normal të Kuvendit si dhe dështimin e funksionimit ligjor dhe kushtetues të institucioneve, siç ishte rasti me dëbimin e gjashtë shtetasve turq “ tha Hoti.

Ai gjithashtu bëri të ditur edhe dy nga çështjet themelore në të cilat do të koncentrohet kjo tryezë dhe ato janë: Mënyra se si të adresohen çështjet madhore për vendin, siç janë dialogu me Serbinë, reformat për integrim, etj. /Telegrafi/

Exit mobile version