Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti gjatë propozimit për masat e reja për parandalimin dhe përhapjen e COVID-19, ka thënë se edhe Arsimi i Lartë do të vazhdoj online.
Hoti gjatë konferencës për media ka thënë se për mësimin paraunivesitar do të vlejë manuali që e kanë përgatitur më herët.
“Kemi ndërmarrë masa që vlejnë në tërë territorin e Kosovës, duhet të kemi kontrolle në kufi, hyrje dhe dalje. Kemi vendos që Arsimi i lartë të kalojë plotësisht online, ndërsa parauniveristar vlen manuali që e kemi bërë më herët”, ka thënë Hoti.
Hoti po ashtu tha se kanë vendosur që ekipet kufitare duhet të bëjnë matjen e temperaturë në kufijtë e vendit si dhe të kthehn shtabet emergjente në komuna.
“Kemi vendosur që të kthehen ekipet kufitare që të bënë matjen e temperaturës në kufi. Të kthehen shtabet emergjente në komuna. Kemi rregulluar funksionimin për sektorin e ekonomisë në gjithë Kosovën. Lejohet sektori i bujqësisë, transporti, prodhimi. Këto janë masa për tërë territorin”, tha ai.
Hoti gjithashtu tregoi se cilat rregulla do të vlejnë për komunat e Kosovës.
“Komuna me rrezik të ulët, kemi lejuar operatorët ekonomik të punojnë nga ora 05:00 deri në 20:00, kemi rregulluar transportin publik. Kemi rregulluar edhe veprimtarinë e qendrave tregtare deri në ora 20:00, lejohet vetëm opsioni ‘merr me vete’.
-Grupi i dytë me rrezik të mesëm: punojnë nga ora 05:00 deri në 18:00, gastronomia po ashtu deri në orën 18:00. Është rregulluar po ashtu transporti. Qendrat tregtare punojnë deri në ora 18:00. -Grupi i tretë me shtatë komuna, nga ora 19:00 mbyllet çdo aktivitet dhe do të ketë orë policorë”, tha ndër të tjera Hoti. /Telegrafi/