Telegrafi

Hoti në “Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar”: Nuk është bërë mjaftueshëm për këtë kategori

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti në “Ditën Ndërkombëtarë të Personave me Aftësi të Kufizuar: është zotuar për përkushtimin e Qeverisë dhe të gjitha institucioneve të Kosovës që do të qëndrojnë sa më afër kësaj kategorie të shoqërisë.

Hoti përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se humanizmi i një shoqërie tregohet përmes kujdesit ndaj kategorive të veçanta.

Ai po ashtu shtoi se nuk është bërë mjaftueshëm për të kategori.

“Sot, shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara, ndaj në këtë ditë të veçantë zotohemi për përkushtimin e Qeverisë dhe të gjitha institucioneve të Kosovës që do të qëndrojmë sa më afër kësaj kategorie të shoqërisë. Mendoj se humanizmi i një shoqërie tregohet përmes kujdesit ndaj kategorive të veçanta. Ndonëse janë bërë veprime konkrete gjatë këtyre viteve, konsideroj se nuk është bërë mjaftueshëm. Do të jemi afër jush”, ka shkruar Hoti, në Facebook. /Telegrafi/