Site icon Telegrafi

Hoti në 23 vjetorin e Epopesë së UÇK-së: 5 marsi i vitit 1998 shënon fillimin e fundit të robërisë shekullore

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka thënë se sot ushtarët e Kosovës duke bartur uniformën e UÇK-së janë duke përmbushur një detyrë të lartë, atë të “mbrojtjes së atdheut”.

Hoti kështu tha në paradën e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) për nder të 23 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Ai po ashtu tha se 5 marsi nuk është vetëm data e lindjes së heroit legjendar Adem Jashari por kjo datë siç tha ai shënon fillimin e fundit të robërisë shekullore.

“Ju drejtohem sot në këtë datë unike, e cila shënon jo vetëm rënien e komandantit legjendar me familje por edhe fillimin e fundit të robërisë shekullore. Akti i rezistencës së familjes Jashari dha frymëzimin e madh për t’i rezistuar një regjimi. Adem Jashari dhe anëtarët e tij të familjes u bën emblema e vërtet e ushtrisë dhe popullit. Nga tradita jonë e lashtë, dëgjuam dhe lexuam rrëfime të shumta për të dhënat e figurat e shumta historike, por me një vlerësim racional mund të konstatojmë që rezistenca e familjes Jashari mban një vend unik”, ka thënë Hoti.

Ai  gjithashtu iu drejtua ushtarëve të FSK-së, duke ju thënë se janë shembull i shërbimit vetëmohues.

“Të nderuar ushtarë të Kosovës, me besnikërinë e Kushtetutës së Kosovës, duke bartur uniformën e FSK-së ju jeni duke përmbushur një detyrë të lartë, ‘të mbrojtjes së atdheut’. Ju sot po avanconi dhe po stërviteni në mbrojtje të atdheut. Vazhdoni në këtë formë. Ju e dini mirë se sa i lartë është çmimi i lirisë. Ju jeni shembull i shërbimit vetëmohues”, ka thënë ndër të tjera Hoti. /Telegrafi/

Exit mobile version