Site icon Telegrafi

Hoti: Ndriçimi i fatit të pagjeturve prioritet i qeverisë sime

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë homazhe në varrezat e fshatit dhe është takuar me familjarët e të pagjeturve dhe të dëshmorëve të Krushës së Madhe në Komunën e Rahovecit, të cilëve u ka shprehur mbështetjen e Qeverisë së Kosovës.

“Kemi bërë të pamundurën gjatë këtij viti në këtë drejtim, duke e vendosur këtë temë në rend të parë, ku e kemi emëruar një person i cili e ka dinamizuar komplet këtë proces, sigurisht me ndihmën e partnerëve tanë ndërkombëtarë për një çështje kaq të ndjeshme”, theksoi Kryeministri Hoti.

I shoqëruar nga anëtarë të kabinetit dhe kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Ramë Manaj, kryeministri Hoti tha se ishin në Krushë të Madhe, në prag të festave për t’ju treguar familjarëve se do t’iu qëndrojnë afër derisa të ndriçohet fati i secilit të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë. /Telegrafi/

Exit mobile version