Telegrafi

Hoti: Ndarja e 500 mijë eurove për 11 vjetorin e pavarësisë, plaçkë e Qeverisë PAN

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, e ka quajtur plaçkë ndarjen e 500 mijë eurove nga Qeveria e Kosovës për shënimin e 11 vjetorit të pavarësisë.

Hoti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Qeveria e PAN-it, ka ndarë dhjetë herë më shumë shpenzime për shënimin përvjetorit të pavarësisë, sesa Qeveria Mustafa.

Lexo po ashtu Qeveria ndan 500 mijë euro për 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Postimi i plotë:

Dhjetë herë më shumë shpenzime për shënimin e përvjetorit të pavarësisë. Si të quhet ndryshe veçse plaçkë.
Qeveria e PAN-it ndanë:
• 500,000 euro në 2019 (mbledhja 89 e Qeverisë e datës 12.02.2019)
• 600,000 euro në 2018 (vendimi 03/29, 13.02.2018)
Ndërkaq, në Qeverinë Mustafa janë ndarë:
• 70,000 euro në 2017 (vendimi 08/130, 08.02.2017)
• 70,000 euro në 2016 (vendimi 09/72, 29.01.2016)
• 50,000 euro në 2015 (vendimi 12/12, 05.02.2015). /Telegrafi/