Telegrafi

Hoti: Marrëveshja e sotme është hap i madh drejt arritjes së qëllimit për njohje reciproke me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se marrëveshja ekonomike e cila u nënshkrua sot në Uashington  është një hap i madh drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti u shpreh se synimi është arritja e njohjes reciproke dhe kjo marrëveshje është hap i rëndësishëm drejt arritjes së këtij qëllimi.

“Ky është një lajm i jashtëzakonshëm për Kosovën. Sot, në Shtëpinë e Bardhë, nënshkruam një marrëveshje që është hap i madh drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.  Synimi ynë është arritja e njohjes reciproke dhe marrëveshja e sotme me karakter ekonomik, është një hap shumë i rëndësishëm drejt arritjes së njohjes reciproke”, shkruan Hoti.

Ndryshe, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë.

Lexo po ashtu Këto janë pikat e marrëveshjes të nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë

Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje mori pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Marrëveshja u nënshkrua në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Pas takimit në Shtëpinë e Bardhë, kryeministri Hoti dhe presidenti Vuçiq do të takohen në Bruksel të hënën, ndërsa gjatë kësaj fundjave do të zhvillohen bisedime në nivel të ekspertëve. /Telegrafi/