Site icon Telegrafi

Hoti: Për Kosovën marrëdhëniet me SHBA-në janë ekzistenciale

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar sërish në lidhje me zhvillimet e fundit politike që lidhen me dialogun Kosovë-Serbi.

Hoti përmes një shënimi në Facebook ka thënë se marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-në janë të rëndësisë ekzistenciale — për ne, jo për ShBA-në.

“Marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-në janë të rëndësisë ekzistenciale — për ne, jo për ShBA-në. Prandaj duhet të angazhohemi të gjithë për të mirëmbajtur miqësinë tonë të përhershme me ShBA-në, që është mbështetësi kryesor i Kosovës”.

Ish-kryeministri ka shtuar se Kosova me ShBA-në ndajnë vlerat e përbashkëta.

“Për më tepër, ne ndajmë vlerat e përbashkëta si:

(1) përkushtimi për të mbrojtur liritë individuale dhe kolektive,
(2) mbrojtja dhe avancimi i demokracisë,
(3) shtypi i lirë dhe shoqëria civile dinamike që e mbikëqyrin pushtetin,
(4) ndarja e qartë e pushtetit ekzekutiv e legjislativ nga gjyqësori, si dhe
(5) ekonomia e lirë të tregut dhe konkurrenca si bazë për zhvillim dhe mirëqenie individuale e kolektive”, ka shkruar ndër të tjera Hoti./Telegrafi/

Exit mobile version